Eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe, ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të marte në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Ai sqaroi publikun për rritjen e tarifës së sigurisë së automjeteve.
Duke u mbështetur në strategjitë që ndjekin vendet e tjera perëndimore, rritja e kësaj tarife mund të konsiderohet si një masë për të parandaluar aksidentet, por eksperti e hodhi poshtë këtë tezë.
Sipas tij arsyeja kryesore e numrit të lartë të aksidenteve është konsumimi i lëndëve narkotike të forta si kokaina apo heroina, gjë që nuk ka lidhje me tarifat e sigurimit të automjeteve.
Aldo: A mund të parashikohet një ndikimin i drejtpërdrejtë në numrin e aksidenteve si rezultat i ndryshimit të tarifave?
Artur Sulçe: Unë mendoj, sepse ju e shikoni edhe vetë numrin e aksidenteve që po ndodhin në vendin tonë. Nga viti 2013 e në vazhdim numri i përdoruesve të lëndëve psikotrope të forta është rritur në vlera shumë të mëdha./tvklan.al