Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga policia për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Në rrugën “Sulejman Delvina” u arrestua 36-vjeçari me iniciale M.GJ. pasi iu gjetën 7 doza heroinë dhe doza kanabisi, si dhe 51 fishekë luftarakë.

Droga dhe fishekët u gjetën të fshehura në banesën e tij dhe në pallatin ku banon 36-vjeçari.

Ndërsa në rrugën “Muhamed Gjollesha” u arrestua 23-vjeçari me iniciale J.V., të cilit iu sekuestruan dy doza heroine.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike. /tvklan.al