Partizani ka zyrtarizuar transferimin e ish-futbollistit të Shqipërisë dhe Kosovës, Herolind Shala.
Mesfushori 33-vjeçar ka firmosur deri më 30 Qeshor të 2026-ës me të kuqtë, me të drejtë rinovimi edhe për 1 vit.
Nga muaji janar ai ishte pa ekip, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar me skuadra në Norvegji, Danimarkë, Çeki dheTurqi.
Dy javë nga përfundimi i sezonit, Partizani nuk do të ketë të disponueshëm sulmuesin e krahut Agim Zeka, i cili u dëmtua në sfidën e fundit me Egnatian.
Partizani është në garë për një vend në Final Four.
Ekipi pozicionohet në vend të katërt me 50 pikë, 1 më shumë se sa Elbasani një pozicion më poshtë.
Sfida e radhës në javën e 35 e të kuqve do të jetë kundër Bylisit në transfertë më 19 prill.
Të kuqtë kanë sulnin e gjashtë më të mirë të në Superiore, me 36 gola në 34 javë, ndërsa janë ndëshkuar 32 herë, me prapavijën e dytë më të mirë të kampionatit pas Egnatias kryesuese.
Klan News