Herpesi rrit rrezikun për t’u prekur nga diabeti




Herpesi rrit rrezikun për t’u prekur nga diabeti

08:21 14/05/2022

Viruset e grupeve të herpesit mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga diabeti 2. Kjo gjë ka dalë në pah pas një studimi të fundit dhe publikuar në revistën ndërkombëtare mbi Diabetin.

Herpesat bëjnë pjesë tek viruset më të përhapura tek njeriu dhe aktualisht njihen 8 tipe, që shkaktojnë infeksion dhe qëndrojnë gjithë jetën në organizëm, pasi nuk shërohen.

Ndërkohë që me diabetin 2 është e prekur rreth 9.3% e popullsisë botërore. Ndër shkaqet e njohura janë mbipesha, jeta sedentare dhe duhani.

Por pas këtij studimi duket se i shtohet edhe një tjetër shkak që ndikon në shfaqjen e sëmundjes, dhe pas statistikave mbi 1967 individë, ata që ishin të prekur nga herpesi, kishin 59% me tepër probabilitet për t’u prekur.

Klan News













Të ngjashme