Europa do të ndihmojë por njëkohësisht dhe do të monitorizojë procesin hetimor mbi vrasjen e liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Të hënën vjen në Tiranë Uolter Van den Berg, kryeprokuror distrikt në Norvegji i cili do të ndjekë nga afër jo vetëm çeshtjen Hajdari por dhe disa prej çeshtjeve më të rëndësishme që po hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, norvegjezi është zgjedhur nga vetë Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Dan Everts sipas kërkesës për ndihmë të gjithanshme që kishte bërë më parë kryeprokurori Arben Rakipi. Me ardhjen e Van den Berg në Tiranë plotësohet dhe kërkesa e Opozitës për një hetim ndërkombëtar të çeshtjes Hajdari./tvklan.al