Pas shkeljeve të konstatuara nga Policia e Shtetit dhe SHÇBA ndaj dy oficerëve që kanë marrë në pyetje Xhisila Malokun, Prokuroria e Krujës po kryen hetime për “Shpërdorim Detyre”.

Një ditë më parë, nëndrejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj u shpreh se oficeri i Policisë Gjyqësore, Gentian Çitozi nuk ka respektuar ligjin gjatë marrjes në pyetje të 25-vjeçares, pasi prezent ka qenë edhe Rexhep Rraja, i cili është personi nën hetim. Çitozi ka deklaruar se palët pretendonin se ishin pajtuar dhe për këtë ka vazhduar marrjen në pyetje. Po kështu janë referuar materialet në Prokuroi edhe për ish-oficerin Emiljano Nuhu, për shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës ka rimarrë në pyetje paraditen e së shtunës Xhisiela Malokun, vajzën e dhunuar nga djali i deputetit socialist, Rexhep Rreja për të verifikuar edhe njëherë dëshminë e saj. Hetuesit kanë marrë sërish në pyetje dhe një shoqen e 25-vjeçares që ka patur dijeni për konfliktin e së resë me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Ende nuk është marrë në pyetje nga hetuesit Rrexhep Rraja, personi që akuzohet se ka dhunuar 25-vjeçaren Maloku. Hetimi në Prokurorinë e Krujës po zhvillohet ndaj Rexhep Rrajes për akuzën e përndjekjes, hetim i regjistruar në datën 27 Korrik 2018, por edhe ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore, Gentian Çitozi, për shpërdorim detyre.

Ndërkohë zv/ministria e Brendshme, Romina Ruko, në një konferencë për mediat u shpreh se po hidhet baltë mbi Policinë e Shtetit, por kjo e fundit ka respektuar vetëm ligjin. Ruko inkurajoi edhe punën e Avokatit të Popullit për të verifikuar punën e punonjësve të policisë për rastin.

Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjo e datës 25 Korrik, katër ditë pas denoncimit, vërtetoi pretendimet e vajzës se ajo ishte goditur me qytën e pistoletës në trup, si dhe ishte djegur me cigare nga 24-vjeçari Rraja. Gjithashtu edhe veprimet e oficerëve të policisë që kanë marrë denoncimin e 25-vjeçares po verifikohen nga SHÇBA dhe Prokuroria.

Tv Klan