Dhurata të dyshimta që argjentinasi të fitonte trofeun e lakmuar në vitin 2021

Policia franceze po heton “Topin e shtatë të Artë” të fituar nga Lionel Messi, të ngritur në vitin 2021.

Prestigjiozja “Le Monde” raporton se hetuesit dyshojnë se klubi parisien u angazhua që të bënte të mundur që çmimi prestigjioz të shkonte në duart e yllit argjentinas që u transferua në verë në “Park de Prins”.

Po shqyrtohet marrëdhënia e krijuar mes PSG dhe Pascal Ferré, ish-drejtor i France Football, atëherë në krye të revistës historike që themeloi Topin e Artë.

Hetuesit dyshojnë për korrupsion dhe për përfitim nga influenca.

Messi e fitoi garën me Robert Levandovskin, që shikohej nga shumë si lojtari që do ta merrte çmimin e lakmuar.

Ferre aktualisht pjesë e Zyrës së Shtypit të klubit parisien, në atë periudhë ka përfituar bileta VIP në “Park de Princes” bashkë me miqtë e tij, përveç udhëtimeve luksoze në Katar.

Sipas hetuesve, ky operacion lobimi është kryer nga Jean-Martial Ribes, në atë kohë drejtor i komunikimit të klubit.

Rib ka qenë në kontakt me shumë gazetarë, politikanë, aktorë, ministra dhe punonjës në presidencë, të cilëve u ka dhuruar bileta e dhurata të tjera, në këmbim të shërbimeve ndaj klubit parisien.

Klan News