Vendet anëtare miratojnë rezolutën e BE pas akuzave të Trumpit

Kërcënimet e Donald Trump po japin efektet e para. Vendet anëtare të OBSH-së vendosën unanimisht të nisin një hetim të pavarur për menaxhimin që i ka bërë kjo organizatë përhapjes së koronavirusit që në fazat e para.

Vendimi u mor në mbledhjen 2-ditore të zhvilluar në Gjenevë, ku ministrat e shëndetësisë të 194 vendeve anëtare mbështetës rezolutën e paraqitur nga zyrtarët e Bashkimit Europian. Në rezolutë kërkohet vlerësim i përgjithshëm dhe i pavarur për veprimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për pandeminë e COVID-19.

Vendimi erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga pozicioni i vendit anëtar pranë kësaj organizate.

Në një letër drejtuar kreut të OBSH-së, Trump kërkoi që ky mekanizëm t’i nënshtrohet përmirësimeve thelbësore. Ai ka akuzuar krerët e kësaj organizate se kanë favorizuar Kinën, duke e ndihmuar të fshehë përgjegjësinë për përhapjen e COVID-19 në gjithë globin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë i beson teorisë së koronavirusi nuk shpërtheu në kushte natyrore, por doli nga laboratorët e Wuhanit. Për këtë arsye ai kërkon nga Kina dëmshpërblim financiar për dëmet njerëzore dhe ekonomike që pandemia i ka shkaktuar SHBA.

Për autoritetet kineze, akuzat janë të palogjikshme. Deri më tani, koronavirusi ka prekur 4.9 milionë njerëz dhe u ka marrë jetën 322 mijë prej tyre.

Tv Klan