Hetime edhe në Itali për zhdukjen e Davide Pekorelit



Hetime edhe në Itali për zhdukjen e Davide Pekorelit

15:36 23/01/2021

Ngjarja po hetohet si “vrasje”, në pyetje edhe gruaja e tij

Hetimet për zhdukjen e biznesmenit Italian Davide Pekoreli, po zhvillohen jo vetëm në Shqipëri.

Prokuroria e Perugia-s ka nisur hetimet për 45-vjeçarin. Sipas mediave italiane prokuroria e ka regjistruar çështjen si vrasje dhe po verifikon të dhënat.

Dosja e ngjarjes në vendin tonë, pritet të kalojë edhe në Perugia. Gjithashtu në pyetje do të merret edhe bashkëshortja shqiptare e Davide Pekorelit, si dhe është ushtruar kontroll në banesën e tij në Itali.

Zhdukja e biznesmenit Italian, vijon të mbetet enigmë në Shqipëri. Ai humbi gjurmët në datën 6 Janar, në orën 16:45 minuta, ku rezulton se makina që kishte marrë me qira kishte marrë flakë.

Brenda mjetit policia gjeti disa sende të 45-vjeçarit dhe dy kocka, që po i nënshtohen analizës së ADN-së.

Celulari i tij ka rezultuar i hapur edhe pasi makina u dogj, prandaj ngjarja është mbuluar me hije dyshimi. Prokuroria shqiptare dyshon se makina e biznesmenit italian ka marrë flakë aksidentalisht, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.

Tv Klan






Të ngjashme