Hetimet e gjykatës speciale të Hagës

Posta

Hetimet e gjykatës speciale të Hagës

16:13 22/10/2019

Në fund të vitit mund të ngrihen aktakuza

Ditëve të fundit janë shtuar ftesat nga Gjykata Speciale për ish-luftëtarët e UÇK-së. Sot të ftuar për intervistim nga Haga janë ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi dhe ish ushtari i UÇK-së, Jetullah Krasniqi. Një ditë më parë ftesë për intervistim i ka ardhur edhe ish komandantit dhe njërit prej themeluesve të UÇK-së, Azem Syla. Avokati mbrojtës i tij Besnik Berisha nuk ka njoftuar se në çfarë cilësie është ftuar ish-deputeti i PDK-së në Hagë. Ky intensifikim i aktivitetit të prokurorëve të dhomave të specializuara  për avokatin Tahir Rrecaj nënkupton se faza e hetimit do të mund të përfundoj më shpejt. Ai madje thotë se fundi i këtij viti mund të ketë edhe akuzat e para  për personat e dyshuar.

“Besoj që fundi i këtij viti apo edhe fillimi i vitit ardhshëm mund të ketë edhe aktakuzat e para për shkak se dhomat e specializuara janë themeluar para 4 vitesh dhe kanë mbetur edhe një vit për përfundimin e mandatit fillestar.”

Sipas avokatit tjetër Gazmend Halilaj, të ftuarit e kësaj gjykate, nuk duhet të frikësohen t’i përgjigjen thirrjeve të saj.

Vetëm gjatë këtij muaji është rreth 30 numri i të ftuarve nga Dhomat e Specializuara. Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e pasluftës të ndodhura në periudhën Qershor 1999-Dhjetor 2000. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 Gusht të vitit 2015 me 82 vota pro i patën thënë ‘po’ themelimit të kësaj gjykate.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi