Dyshohet se shkak u bë mjegulla në zonë

Teksa pritet të nisin hetimet për përplasjen e helikopterit që i mori jetën ish-basketbollisti Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, 13 vjec, si dhe 7 personave të tjerë, autoritetet thonë se do të duhen muaj për të arritur në një përfundim të saktë. Tani për tani mendohet se shkaku kryesor ka qenë mjegulla e dendur që kishte rrethuar zonën mëngjesin e së dielës.

Mediat amerikane kanë publikuar edhe pjesë nga komunikimi i pilotit të helikopterit me dy kulla kontrolli, të cilat i japin udhëzime mbi linjën që duhet të ndiqte për të patur një trajektore të qartë udhëtimi.

Qindra mijëra tifozë janë mbledhur në sheshe për të kujtuar kampionin e basketbollit. Edhe komuniteti i këtij sporti është në zi. Homazhe po mbahet në të gjitha arenat e basketbollit në Shtetet e Bashkuara.

Në Madison Square Garden, arena ku Kobe realizoi rekordin prej 61 pikësh në një ndeshje, u ndriçua me ngjyrat e Los Angeles Lakers. Të gjithë mbajtën 24 sekonda heshtje, sa numri që Kobe mbante në fanellë. New York Nicks dhe Brooklyn Nets bënë nga një faull gjithashtu prej 24 sekondash.

Kobe Bryant është ndoshta arsyeja e rënies së shkëlqimit të Shaquille O’Neil, por ky i fundit nuk heziton ta quajë atë vëlla, duke shprehur dhimbjen më të thellë për ndarjen e tij nga jeta.

41-vjeçari Kobe Bryant do të mbetet një prej lojtarëve më të mëdhenj në NBA. Ai ka marrë pjesë 18 herë në ekipin All Star, në karrierën e tij 20-vjeçare me Los Angeles Lakers. Është i katërti në listën e shënuesve më të mirë në kampionatin amerikan të basketbollit.

Pasi la sportin, ekipi i Los Angeles Lakers tërhoqi fanellat me numër 8 dhe 24 të mbajtura prej tij, në shenjë nderimi se një lojtar i tillë do të mbetet i papërsëritshëm.

Ai është i vetmi basketbollist në këtë skuadër që mori një nderim të tillë. Kobe Bryant ka fituar edhe një çmim Oskar për një filmin me metrazh të shkurtër me titull “i dashur basketboll”, frymëzuar nga letra e tij e lamtumirës ndaj sportit.

Tv Klan