Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke replikuar në rrjetet sociale me kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me hetimet e çështjes “Babalja”.

Kryeministri e konsideron të stisur nga opozita videon e përgjimit të Fredi Alizotit të publikuar mbrëmë në emisionin “Opinion”. Ndërsa i drejtohet Bashës duke i thënë se e vërteta do të dalë dhe nuk do të mbulohet.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë,edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin,edhe kur i thatë jepi,shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!Po si i bëhet të vërtetës o Artist,të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?E di, në hall je”,

thotë Kryeministri Edi Rama.

Lulzim Basha akuzoi më herët Kryeministrin Rama se “ka krijuar një grup të posaçëm për të mbrojtur familjen e ministrit Xhafaj duke falsifikuar prova dhe dëshmitarë”. /

tvklan.al