Hetimet për “Russiagate” nuk gjen të dhëna për Trump

Hetimet për “Russiagate” nuk gjen të dhëna për Trump

12:40 25/03/2019

Donald Trump nuk ka bashkëpunuar me rusët për t’u zgjedhur president në 2016-n. Hetimi 2-vjeçar i prokurorit special Robert Mueller nuk ka gjetur fakte mbi dyshimet se kandidati republikan ose stafi i tij bashkëpunuan me Moskën. Konkluzionet u hartuan nga prokurori i përgjithshëm Uilliam Barr në një letër 4 faqëshe, që të dielën iu dorëzua Kongresit. Kjo është fitore për Presidentin Trump.

“Ishte një shfajësim i plotë. Ishte një trup i vërtetë që vendi ynë dhe presidenti i këtij vendi duhej të kalonte nëpër gjithë këtë”.

Në përmbledhje thuhet megjithatë se raporti i prokurorit special nuk e shfajëson Trumpin, pavarësisht se nuk arrin në konkluzionin se është kryer një krim. Më tej shkruhet se individë të lidhur me Rusinë bënë përpjekje për të ndihmuar fushatën e Trumpit.

Për opozitarët demokratë, përmbledhja që i ka bërë raportit prokurori i përgjithshëm nuk është krejtësisht e besueshme. Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelosi dhe kreu i demokratëve në senat Çak Shjumër kërkuan të këqyrin raportin e plotë. Sipas tyre, përmbledhja mbart shumë kontradikta dhe hartuesi i saj, kryeprokurori Barr është bashkëpunëtor i Presidentit Trump.

Hetimi i prokurorit special Robert Mueller për skandalin “Russiagate” çoi në burg 7 ish-pjesëtarë të shtabit elektoral të Donald Trumpit, të cilët u zbulua se kishin kryer mashtrime financiare. Por nuk u faktuan dyshimet se ata ishin të lidhur me rusët.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT