Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ekspertët italianë janë takuar me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Në këtë takim janë të pranishëm edhe dy prokurorë, OPGJ dhe inxhinierë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e shtypit e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila bën me dije se takimi është mundësuar nga PAMEKA. /tvklan.al