Hetimet për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi



Hetimet për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi

12:05 08/01/2020

Merren në pyetje familjarët dhe dëshmitarët

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në përpjekje për të zbardhur ekzekutimin mafioz të një dite më parë të biznesmenit Kastriot Reçi në qendër të Rrëshenit.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë pyetur familjarë të viktimës dhe personat që e shoqëronin në momentin e vrasjes.

Sipas të njëjtave burime, dëshmitarët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme dhe se 47-vjeçari u rrëzua në tokë kur po bëhej gati të hipte në makinë.

Hetuesit thonë se autorët përdorën një armë tip snajper të cilën e braktisën në katin e parë të një ndërtesë rreth 150 metra nga vendi i ngjarjes.

Janë duke u këqyrur ende pamjet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar autorët.

Policia e Lezhës ka vendosur 2 milionë Lekë shpërblim për ata që japin informacione për kapjen e autorëve.

Tv Klan







Të ngjashme