Hetimet për vrasjen e Edison Harizajt dhe mikut të tij Genci Caca mbrëmjen e së martës në një atentat të tipit mafioz në Durrës janë shtrirë edhe në Tiranë dhe Vlorë.

Burime të Tv Klan thanë se vrasja ka qenë e mirëorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë të paktën 5 persona.

Ndaj viktimave kanë qëlluar të paktën 2 armë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja.

Të njëjtat burime thanë se po hetohet në pistën e hakmarrjes për shkak të të kaluarës me precedentë penalë të Edison Harizajt.

Ai ishte hetuar për disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit në qytetin e Vlorës.

Tv Klan