polici-lazarat

Gjykata e Gjirokastrës nuk ka më gjyqtarë që të shqyrtojnë dosjet e personave të ndaluar dhe të arrestuar për çështjen e Lazaratit. 10 gjyqtarët të Apelit për Krimet e Rënda, ditën e enjte, janë nisur për në këtë qytet dhe do të marrin në shqyrtim numrin e madh të persoanve që akuzohen për ngjarjet e pak ditëve më parë.

Mësohet se Këshilli i Lartë i Drejtesisë i ka deleguar këta 10 gjyqtarë për shkak të konsumimit të trupës së gjykatës në Gjirokastër. Numri i personave të ndaluar për ngjarjen ku u vra efektivi i RENEA-s, është 45. Ndërkohë Prokuroria për Krimet e Rënda vazhdon të kqyrë elementë të vlefshëm për hetimin, të cilët janë përfituar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor sqaron se kamerat e sigurisë të një lokali në qendër të Lazaratit përmbajne të dhanë mjaft të vlefshme. Kjo kamera ka xhiruar grupin e zjarrit i cili u largua me shpejtësi nga vendi ku u vra efektivi i RENEA –s, Ibrahim Basha. Filmimi është dërguar në Policinë Shkencore dhe po kryhen veprime për të përmirësuar cilësinë e xhirimit.

Pavarësisht se personat kanë qenë të gjithë me maska, ka momente në të cilat dallohen cilësi të veçanta të tyre, që mund të ndihmojnë në zbardhjen e identitetit të tyre. Paradite, në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë njohur me masën e sigurisë dhe dy persona të tjerë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj RENEA-s.

Dritan Shurdhi dhe Ervin Mahmutaj janë lënë në burg pa afat. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë pubilke. Deri tani 10 persona po hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda për të cilën është vendosur masa e arrestit me burg.

Tv Klan