Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë Gjirokastrës kanë vënë në pranga Roland Milon, i cili ishte në kërkim për vrasjen e Sokol Ramës, një ditë më parë. 32-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij në Këlcyrë, ndërsa prej datës 6 Shkurt ishte shpallur në kërkim pasi kishte humbur kontaktet me familjen.

Policia ka dyshime se viktima dhe i arrestuari kanë trafikuar pak kohë më parë drejt Greqisë një sasi kanabisi. Ka dyshime se mes këtyre dy personave ka patur një konflikt për trafikimin e drogës. Roland Milo u arrestua në fshatin Vaqarr, në banesën e motrës.

Tv Klan