Kryetari i PD: Rama duhet të dëshmojë në SHBA

As seanca plenare e radhës, nuk arriti të finalizonte normalisht axhendën e ditës.

“Ju tërheq vëmendjen zoti Berisha…”

Shkak u bë kërkesa e 16 deputetëve të PD, përfshirë edhe Sali Berishën për të zhvilluar një mocion me debat për përfshirjen e kryeministrit Rama në dosjen hetimore të ish zyrtarit të FBI.

“Ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter në vend që ta denonconte në vendin e tij, e ka përdorur për qëllim të pushtetit të tij.”

Kërkesa u rrëzua nga socialistët, vendim që solli ashpërsimin e debatit.

“Nuk mund t’u mohoni shqiptarëve që të mësojnë të vërtetëne këtij superskandali botëror.”

Pas disa thirrjeve për të liruar foltoren, kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Sali Berishën.

“Jepet masa disiplinore për zotin Sali Berisha, përjashtimi nga seanca plenare pasi deputeti vazhdon të uzurpojë foltoren.”

Jashtë seancës plenare, Berisha akuzoi kryeministrin Rama si bashkepunetor te ish-zyrtarit te FBI.

“Ky kryeministër me veprimet e tij ka vënë në rrezik sigurinë e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe botës së lirë.”

Aksioni opozitar, duket se do përshpejtojë me protesta.

“Revolucion, protesta, erdhi koha.”

Ndër të tjera Berisha komentoi thirrjen në SPAK të djalit të tij për çështjen e Gërdecit.

“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë.”

Akuzave të PD, jashtë seancës iu përgjigj kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“As kryeministri i Shqipërisë, asnjë ministër i qeverisë shqiptare, asnjë autoritet tjetër nuk është i përfshirë në këtë hetim, fare.”

Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ndonëse në axhendën e tij zyrtare ishte parashikuar pjesmarrja. Nga ana e demokratëve është interpretuar si shmangie e përgjegjësisë.

Klan News