Përveç pamjeve filmike të xhiruara ditën e protestës dhe dëshmive të qytetarëve që morën pjesë në tubimin e 31 Marsit në rrugën e Kombit Prokuroria do të sekuestrojë dhe planin e masave të policisë. Do të verifikohet nëse ky plan është zbatuar me përpikëri nga efektivet që ishin në shërbim atë ditë.

Veprimet hetimore prokuroria e qytetit verior po i kryen sëabshku me Shërbimin për Çështjen e Brendshme dhe ankesat në ministrinë  e Brendshme dhe janë duke u kaluar në sitë të gjitha veprimet e 80 policëve të angazhuar në protestë.

Procedimi penal është regjistruar për veprën penale të veprimeve arbitrare të efektiveve te policisë. Qytetarët pretenduan se u provokuar nga policia ditën e protestës, pasi u qëlluan me gurë dhe shkopinj gome e siç u pa edhe në pamjet filmike të shpërndara në rrjetet sociale, por edhe të xhiruara nga kamerat e televizioneve.

Por nga ana e saj policia pretendon se përmbush detyra me përpikmëri të plotë dhe u respektua rregullorja. Ditën e protestës sipas njoftimit zyrtarë u plagosën 14 efektivë policie. Ndërsa pas ngjarjeve u arrestuan 23 protestues nga të cilët 11 u lanë në qeli nga gjykata. 

Tv Klan