Shtëpia e Bardhë braktis seancat dëgjimore në Kongres

Shtëpia e Bardhë njofton se nuk do të marrë pjesë ne seancat dëgjimore të hetimit ndaj Presidentit amerikan DONALD trump, të planifikuara për javën e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve ne Kongres.

Në një letër drejtuar kryetarit të Komitetit Gjyqësor Jerrold Nadler, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone e quajti hetimin e demokratëve “plotësisht të pabazë”.

Letra nuk përjashton në mënyrë eksplicite pjesëmarrjen, por disa zyrtarë, që kërkojnë të mbeten anonim, thanë për mediat amerikane se administrata nuk ka arsye të marre pjesë në një proces “të padrejtë” dhe sipas tyre me një rezultat të paracaktuar tashmë dhe pa mundësinë për të thirrur dëshmitarë. 

Në letër thuhet gjithashtu se hetimi ka shkelur parimet themelore të procesit të rregullt ligjor dhe drejtësinë themelore, teksa kërkohet mbyllja e tij pa humbur kohë.

Presidenti Donald Trump dyshohet se ka i bërë presion Ukrainës në mënyrë që ajo ta ndihmonte politikisht. Telefonata e dyshimtë me shkëmbime favoresh dyshohet se është bërë mes Trump dhe presidentit të Ukrainës Zelenski dhe për demokratët ky është shpërdorim pushteti.

Afati që administrata kishte për të vendosur nëse do të dërgonte në seancat dëgjimore një përfaqësues përfundoi të premten. Kurse Komiteti po harton artikujt e fajësimit të Trump për ta hedhur më pas në votim në Dhomën e Përfaqësuesve ndoshta në fillim të Janarit.

Tv Klan