“Presidenti ka kryer shkelje, por jo sa për shkarkim”

Kuvendi votoi me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin e Komisionit Hetimor të ngritur për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit Ilir Meta.

“Pra Kuvendi miraton raportin me rekomandimet që bën ky raport për mos shkarkimin e presidentit ashtu dhe për miratimin e rekomandimeve që mban ky raport”, tha kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në përfundim të seancës plenare.

Më herët, në fjalën e tij kryetari i Komisionit Hetimor, Ulsi Manja u shpreh se presidenti Ilir Meta ka kryer shkelje kushtetuese me veprimet dhe mosveprimet e tij, në rastin e çdekretimit të datës së zgjedhjeve vendore të vitit të shkuar, si dhe në emërimin e gjyqtarëve kushtetues, por duke theksuar se ato nuk janë aq të rënda sa për shkarkimin e tij.

Ndërkohë që opozita parlamentare është shprehur kundër konkluzioneve të këtij të prezantuara nga kryetari i Komisionit.

Tv Klan