E bija e një prej viktimave denoncoi mungesën e kujdesit

Në Maqedoninë e Veriut dje u shënuan numër rekord viktimash brenda 24 orëve të fundit. 40 pacientë kishin humbur betejën me COVID-19 duke e çuar në total numrin e viktimave në 1345. Shifrat e larta të të prekurve, viktimave por edhe trajtimi i pacientëve në COVID-spitalet e vendit, ka alarmuar institucionet përkatëse. E bija e një viktime 41-vjeçare denoncoi  se e ëma e saj ka ndërruar jetë për shkak të moskujdesit të personelit mjekësor në Spitalin e Shtipt.

Tashmë nuk na duhen informacione, asgjë prej tyre. Nuk kërkojmë përgjegjësi nga kujdestarët e as nga askush, por vetëm që ata që aktualisht janë atje dhe të tjerët që do të arrijnë, të marrin ndihmën që u duhet. Nëna ime nuk e mori

Rasti në fjalë ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin e Maqedonisë së Veriut kurse Inspektorati Shëndetësor njoftoi se përveç këtij rasti, do të hetohet edhe vdekja e 12 pacientëve tjerë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i pacientëve që aktualisht trajtohen në repartet infektive të spitaleve në Maqedoninë e Veriut është 1134, gjithashtu autoritetet e shëndetësisë njoftojnë se janë rreth 100 shtretër të lirë nëpër COVID-qendrat.

Klan Macedonia