Ekspertët publikojnë gjetjet për gjendjen e autostradës

Sinjalizimi i keq, pushimoret pa shenja mjaftueshëm të dukshme, kthesa të mëdha që nuk i përshtaten autostradës, kthesa të mprehta dhe para së gjithash shpejtësi e lejuar maksimale shumë e lartë që nuk bashkëvepron në pjesën e rrugës “Struma”. Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve të ekspertëve dhe inxhinierëve të komunikacionit që e kanë analizuar pjesën e rrugës mes Sofjes dhe Dupnicës, të cilën deri më sot të gjithë e kanë quajtur “autostradë”.

“Në vitin 2013 në këtë rrugë që nuk ka madhësinë e rrugës magjistrale, sipas projektit duhet të vozitet me shpejtësi maksimale 90 kilometra në orë, nuk e di për cilat arsye shpejtësia është rritur në 120 kilometra në orë. Për këtë, nënkuptohet, ka shumë dokumente nga institucione të ndryshme. Për fat të keq nuk mund të pohojmë se ajo shpejtësi është shkaku i katastrofës, por sipas nesh rruga nuk i përgjigjet shpejtësisë 120 kilometra në orë”, shprehet ministrja bullgare e Zhvillimit Rajonal, Violeta Komitova.

Komitova në prezantimin publik të gjetjeve për gjendjen në rrugë, të cilat do t’u propozohen autoriteteve relevante, theksoi se hetimi për fatkeqësinë do të duhet t’i ketë parasysh edhe arsyet tjera, si vozitjen gjatë natës, rrugën me lagështi, gjendjen shëndetësore të shoferit dhe të tjera, por edhe të hetohet në detaje pse autobusi është djegur për kohë aq të shkurtër, nga një goditje relativisht e dobët, edhe pse është përdorim tashmë dy dekada nuk e ka pasur as dokumentacionin e domosdoshëm, edhe pse në atë periudhë janë ndryshuar disa ministra të transportit në Bullgari.

Klan Maqedonia