Gjatë viteve të fundit, qindra fermerë kanë raportuar bagëti që vdisnin në rrethana misterioze. Policia është e habitur nga shumë prej incidenteve, por hetuesit paranormalë fajësojnë vizitorët nga botët e tjera.

Eksperti i të huajve Carl Nally tha se ai hetoi vdekjet e pothuajse 600 deleve në një fermë në Irlandën e Veriut. Ai tha se deleve i ishte prerë gjuha dhe këtë mund ta kenë bërë jashtëtokësorët.

Mijëra kafshë fermash në MB dhe Irlandë, madje edhe kafshë shtëpiake po vriten nga forma të tjera të jetës, pretendon ai sipas Daily Star.

Në librin e tij “Rrethi i mashtrimit”, Carl ka shkruar: UFO-t në Irlandë dhe më tej po eksperimentojnë mbi kafshët.

Carl, themelues i UFO dhe Paranormal Research Ireland, gjithashtu është shprehur: Ne kemi hulumtuar dhe hetuar fermën ku ngordhën rreth 600 kafshë që i ishin nënshtruar një procedure kirurgjikale për të hequr pjesë specifike të trupit

“Në të gjithë botën, kafshët janë gjetur njësoj të ngordhura dhe duke të kulluar plotësisht në gjaku”, shprehetCarl i cili ka frikë se njerëzit do të jenë të radhës.

Delet në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu janë vërejtur se sillen çuditshëm, sikur të kontrolloheshin nga një forcë e botës tjetër.

Nuk është hera e parë që ekziston frika për të huajt që sulmojnë kafshët e fermave. Në vitin 2011, dosjet e bujshme të deklasifikuara të FBI zbuluan se Shtëpia e Bardhë ishte në panik pas raporteve se jashtëtokësorët po vrisnin lopët.

Në Prill 2015, fermerët në Islandë mbetën të hutuar kur më shumë se 5,000 dele vdiqën në një incident i cili është ende i pashpjegueshëm. /tvklan.al