U nevojiten 102 minuta për të shënuar ose për të dhënë një asist

Me golin e shënuar ndaj Atalantës, Rafael Leao u konfirmua njeriu i momentit te Milani. Sulmuesi portugez regjistroi golin e 42-të me fanellën kuqezi në kampionatin italian, ndërsa ka shënuar 9 herë dhe asistuar 7 në 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Ecuri që nënkupton se Leao ka kontribuar në 16 gola për kuqezinjtë. Kjo ka bërë që për 24-vjeçarin vlen shumë edhe në aspektin personal. Leao shënon ose asiston çdo 141 minuta për skuadrën italiane.

Vetëm tre anësorë të majtë në pesë kampionatet kryesore të Europës kanë qenë kaq vendimtarë. Sulmuesi i Milanit gjendet përkrah emrave të rëndësishëm, teksa më mirë se ai kanë bërë vetëm pesë futbollistë. Bëhet fjalë për Heung Min-Son që mesataren e efikasitetit te Tottenham këtë sezon e ka gol ose asist çdo 102 minuta, ashtu siç edhe Vinicius te Real Madrid.

Ndërkaq edhe Ferran Torres i Barcelonës ka një mesatare të mirë në këtë aspekt, pasi kontribuon për skuadrën katalanase çdo 111 minuta, ndërsa Sane te Bayern Munich çdo 124 minuta. Më shumë kohë për të qenë vendimtar për skuadrën është Garnacho. Talenti argjentinas kërkon të paktën 204 minuta për të shënuar ose dhënë një asist për Manchester United.

Klan News