Shprehja ‘It’s coming home’ kthehet në ‘We’re going home’

Pas dështimit për të fituar europianin, kombëtarja e “tre luanëve” e ka hedhur vështrimin nga Kupa e Botës në Katar, ku synohet titulli. Por duket se ngërçi tek kombëtarja e Southgate mbetet ende.

Tifozët e Anglisë mbetën të zhgënjyer nga performanca e kombëtares ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shprehja e famshme “It’s coming home” duket se do të shndërrohet në një tabu sërish për kombëtaren angleze. Sipas tyre, rezultati dhe performanca e kombëtares angleze kundër asaj amerikane ishte jashtëzakonisht zhgënjyese.

“Anglia ka frikë të humbasë. Unë mendoj se SHBA do të jetë tepër e lumtur me këtë situatë. Nuk besoj se Anglia do të arrijë që të fitojë Kupën e Botës. Madje mendoj se ne po shkojmë në shtëpi, dhe titulli nuk po vjen në shtëpi”.

Pavarësisht kësaj, Anglia kryeson grupin me 4 pikë dhe mbetet shumë afër kalimit më tej. Ndërkaq, vendi i dytë mbahet nga Irani me 3 pikë, ndjekur nga SHBA me dy dhe Uellsi me vetëm 1 pikë të grumbulluar.

Klan News