Pak javë nga djegia e automjetit, biznesmeni i kromit Faik Dedja merr një tjetër paralajmërim. Makina tjetër e tij, një  Audi Q7 e parkuar pranë banesës u hodh në erë mëngjesin e së hënës në fshatin Fushë- Bulqizë.

Ngjarja ndodhi rreth  orës 03:40 minuta pas mesnate. Shpërthimi shkaktoi dëme në pjesën e pasme të automjetit dhe panik tek familjarët dhe banorët e zonës. Policia konstatoi se vatra e shpërthimit ishte në pjesën e pasme të makinës, ku besohet se ishte vendosur një sasi prej rreth 200 lënë eksplozive. Në vendngjarje shkuan ekspertët xhenierë nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Vetë biznesmeni i kromit, Faik Dedja u tha hetuesve se nuk kishte konflikte dhe se nuk është kërcënuar nga persona të tjerë. Për djegien e makinës pak javë më parë 54-vjeçari kishte pohuar se automjeti i kishte marrë flakë në ecje. Dedja nuk rezulton të ketë rekorde kriminale. Policia po heton në pistën e konflikteve për shkak të konkurrencës, por nuk përjashton edhe çështje që lidhen me familjarët e tij. 

TV KLAN