Dëmtohen me ekspoziv dy shtylla të tensionit të lartë të linjave Fierzë – Elbasan dhe Koman – Elbasan, në Kallmet të Lezhës. Lënda plasëse ishte vendosur në shtyllat që ndodhen në linjat paralele pranë njëra tjetrës, ku njëra u dëmtua në pjesën më të madhe dhe tjetra vetëm në bazament.

Policia gjeti dhe një sasi të pashpërthyer tritoli në këmbët e njërës shtyllë e cila u çaktivizua nga specialistët e lëndëve plasëse. Fatmirësisht, shtylla nuk u rrëzua dhe linja 220kw të transmetimit nga Komani e Fierza në nënstacionin e Elbasanit, nuk janë dëmtuar. Nëse ato do të ishin shkëputur, thuajse gjysma e Shqipërisë do të kishte mbetur në errësirë./tvklan.al