29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit


29-vjeçari hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit

08:17 13/08/2020

I riu kurohej nga koronavirusi

“Ka qenë ora 4:30 e mëngjesit të së enjtes kur një 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, pikërisht nga dhoma ku ai kurohej, duke i dhënë fund jetës”.

Burime brenda spitalit pohojnë se vetëm pak çaste përpara aktit tragjik, i riu, i identifikuar si Xhino Koça nga qyteti i Durrësit, po merrte mjekimin e zakonshëm. 

Infermierja që po kujdesej për të ka lëvizur pak minuta nga dhoma, por në kthim nuk e ka gjetur pacientin aty. Rënia nga lartësia ka qenë fatale për të riun nga Durrësi, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.

29-vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin Covid 2 prej 4 ditësh ku trajtohej për koronavirusin. Ai ishte në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe së shpejti priste të linte mjediset e këtij spitali.

Dyshimet paraprake lidhur me veprimin ekstrem flasin mbi një rëndesë psikologjike të të riut. Përmes një deklaratë zyrtare nga Sanatoriumi thuhet se po vijojnë të hetohen shkaqet që e shtynë 29-vjeçarin të ndërmerrte aktin fatal.

Tv Klan




Të ngjashme