Hidhet shorteu në Ligën e Konferencës




Hidhet shorteu në Ligën e Konferencës

20:43 15/06/2021

Vllaznia, Partizani dhe Laçi kanë mësuar rivalët në raundin e parë kualifikues, ka dy derbi shqiptarësh

Shorteu i raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës ka zbuluar kundërshtarët e tri skuadrave të Superiores, Vllaznisë, Partizanit dhe Laçit.

Gjithashtu ka dhuruar edhe dy derbi shqiptarësh.

Nënkampionnia e Shqipërisë, Vllaznia do të ndeshet me ekipin boshnjak të Shiroki Brijegut.

Finalja e kompeticionit më të ri të UEFA-s do të luhet në Tiranë në “Air Albania më 25 Maj të vitit 2022.

“Demat e kuq” do të ndeshen me ekipin moldav te Sfintul Gheorghe-s.

Laçi do të ndeshet me ekipin malazes të Podgoricës.

Dy derbit shqiptarë do të jenë midis ekipit të Llapit të Kosovës që do të luajë kundër Shkupit.

Ndërkohë që skuadra tjetër kosovare, Drita do të ndeshet me ekipin nga Tuzi,Deçiç.

Struga, e cila siguroi një kualifikimin historik në Kupat e Europës në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të sfidojë Liepaja-n nga Lituania.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 Korrik, ndërsa sfidat e kthimit më 15 Korrik.

Klan News





Të ngjashme