Bajern Munih shortohen me PSG, Real Madrid sfidon Liverpool

Përballje spektakolare dhe mjaft drithëruese kanë përcaktuar goglat e hedhura në Nion të Zvicrës për raundin çerekfinal të UEFA Champions League.

Kampionët në fuqi të Bajern Mynih gjejnë përballë PSG. Francezët vijnë pasi eliminuan favoritët e mëdhenj të Barcelonës, ndërsa gjermanët kaluan pa shumë probleme Lazion. Drithërima premton dueli tjetër mes Real Madrid dhe Liverpool.

Dy skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat, por në Europë janë ekipi për t’u mposhtur.

Me mjaft interes pritet dhe përballja mes Mançester Siti dhe Borussia Dortmund. Duel pa favorit është edhe çifti tjetër mes Portos dhe Chelsea.

Ndeshjet e para çerekfinale të Champions-it do të luhen më datën 6 dhe 7 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Ndërkaq, u hodh dhe shorti gjysmëfinal i këtij turneu. Në gjysmëfinale do të ndeshen fituesi i çiftit Bayern Munich-PSG me atë të Man City-Dortmund dhe Real Madrid-Liverpool me fituesin e duelit Porto-Chelsea.

Gjysmëfinalet do të luhen më 27 e 28 prill dhe më 4 e 5 maj. Ndërsa finalja e këtij sezoni, do të mbahet më 29 maj, në stadiumin “Ataturk” të Stambollit.

Klan News