Barcelona, Inter e Dortmund përplasen në të njëjtin grup

Në Monako është hedhur shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Mjaft interesante priten të jenë takimet në grupin F, ku ndodhen Barcelona, Dortmund, Inter dhe Slavia Pragë. Real Madrid do të masë forcat me PSG-në. Te dy keto skuadra u shortuan ne grupi A, ndërsa finalistët e Totenham u shortuan me kampionët e Gjermanisë, Bajernin e Mynihut.

Në grupin H, Ajaks do të përballet me Chelsean, Valencian dhe Lil. Juventus do të diskutojë vendin e parë me Atletikon e  Madridit, ndërsa mund të konsiderohen me fat Liverpool dhe Manchester City që nuk pritet të hasin vështirësi në fazën e grupeve. Kampionët në fuqi do të kenë sërish në grup Napolin.

Në ceremoninë hapëse të shortit u vlerësuan me çmime disa futbolistë. Portieri më i mirë i i vitit u shpall gardiani i Liverpool, Alisson Becker, po ashtu edhe Virgil van Dijk mori çmimin si mbrojtësi më i mirë. Nga mesfushorët, më i vlerësuari ishte De Jong, ndërsa Leo Messi mori çmimin si sulmuesi i vitit. Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve do të luhet në Stamboll të Turqisë.

Tv Klan