PSG – Barcelona, Lazio – Bayern dhe Real Atalanta

Barcelona – PSG do të jetë ndeshja më e fortë e fazës së të 16-ve të Champions League. Kjo sfidë u përcaktua nga shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës në shtëpinë e futbiollit europian. Messi do të përballet me Neymar. Dy shokë që ëndërrojnë sërish të luajnë bashkë por kësaj radhe kundër njëri tjetrit.

Të vështirë do ta ketë Lazio. Skuadra italiane që rikthehet pas 20 vitesh në këtë fazë do të përballet me kampionët në fuqi, Bayern Munchen.

Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Real Madrid që këtë sezon janë më të uritur se kurrë për sukses në Europë.

Pak më të lehtë do ta ketë Juventus që u shortua përballë Portos.

Një ndeshje që pritet të jetë tejet e luftuar duket se do të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Chelsea.

Me sistemin vajtje – ardhje sfidat e para do të luhen me 17-23-24 Shkurt ndërsa ato të kthimit më 9-10-16-17 Mars.

Është hedhur edhe shorti i fazës më eliminim direkt në Europa League. Pretendentët e turneut, duke qenë në vazot e para, kanë “peshkuar” relativisht skuadra të kalueshme në letër.

Tottenham do të ndeshet me austriakët e Wolfsberg. Milan nuk do ta ketë edhe aq të lehtë, sepse Crvena Zvezda është një ekip që dikur ka bërë emër në kompeticionet evropiane.

Short i mirë mund të thuhet për dy ekipet e tjera italiane. Roma do të përballet me portugezët e Braga, ndërsa Napoli me debutuesit spanjollë të Granada. Benfica-Arsenal është dueli më i fortë i këtij kompeticioni.

Tv Klan