Kundërshtarë të lehtë për Teutën dhe Partizanin

Në raundin e parë kualifikues të Champions League Teuta do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspolit. Shorti i hedhur nga UEFA, vendosi që sfida e parë të luhet në ‘Niko Dovana’.

Është një kundërshtar jo fort i rrezikshëm për durrsakët që kanë shumë mundësi kualifikimi. Skuadra e Edi Martinit mund të ishte shortuar përballë ekipeve më të forta si bullgarët e Ludogorets apo kazakët e Kairat Almaty.

Në këtë fazë të Champions, Shkëndija e Tetovës do të përballet me kampionen e Sllovenisë NS Mura, ndërsa Prishtina që nëse kalon raundin paraeliminator do të sfidojë Ferencvarosin e Myrto Uzunit.

Laçi do të përballet me Podgoricën. Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 Korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 Korrik.

Tv Klan