Përballje Itali-Spanjë në fazën e 1/8

Përballje Itali-Spanjë në turin e 1/8 të Europa League, ndërsa në 6 nga 8 ndeshje ekipet përballen për herë të parë me njëri-tjetrin. Inter do të përballet me Getafe në këtë fazë, ndërsa Roma ka një sfidë më të vështirë me Sevilla, 5 herë fituese e këtij trofeu.

Olympiacos që eliminoi Arsenal do të përballet me një tjetër ekip anglez, Wolverhampton. Manchester United u shortua me LASK, ndërsa nuk njeh humbje me rivalë austriakë në kupat e Europës.

Skocezët e Glasgoë Rangres të Florian Kamberit u vendosën përballë Bayer Leverkusen. Ndeshjet do të zhvillohen më 12 dhe 19 Mars.

Tv Klan