Grupe të lehta për ekipet angleze

UEFA hodhi shortin e grupeve në Europa League. Në këtë fazë të turneut do të kemi edhe përballje interesante si Napoli – Sociedad, Braga – Leicester, Benfica – Rangers apo Celtic – Milan.

Në grupin e Milan ndodhet edhe Lile, duke e bërë më interesant. Një short i lehtë për ekipet angleza. Arsenal pjesë e Grupit B do të luajë me Rapid Wein, Molde dhe Dundalk.

Tottenham do të rivalizohet nga Ludogorets, Lask dhe Antwerp. Në këtë fazë të turneut marrin pjesë disa lojtarë të Kombëtares. Elseid Hysaj me Napoli, Marash Kumbulla me Roma dhe Enea Mihaj me PAOK.

Faza e grupeve do të nisë 22 Tetor dhe do të mbyllet më 10 Dhjetor. Garën do ta vijojnë dy vendet e para për secilin grup.

Tv Klan