Kukësi – Skënderbeu dhe Luftëtari – Tirana janë dy çiftet që do të luajnë në gjismëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shorti i hedhur në Federatën e Futbollit përcaktoi që verilindorët të presin Skënderbeun në ndeshjen e parë.

“Do bëjmë maksimumin që ta mbyllim me trofe sezonin. Ndeshja e parë me shumë mundësi do të luhet në Elbasan. Skënderbeu dihen cilësitë e tij, janë dy ndeshje mjaft delikate dhe me rëndësi, do të jetë betejë deri në fund

“, tha drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi.

“Përballje e fortë, e bukur dhe që do të ofrojë emocione. Skënderbeu është fituesi në fuqi i Kupës dhe të jeni të sigurt që do të qëndrojë aty. Klubi ka pasur disa luhatje, por në këtë moment jemi në formë. Eshtë normale të na kenë frikë në Kupë”

, shprehet Oldi Lulja, përfaqësues i Skënderbeut.

Për sfidën mes Luftëtarit dhe Tiranës të dyja palët nuk ngurruan të shprehnin kënaqësinë e kësaj përballjeje, duke e konsideruar respektivisht njëri-tjetrin si kundërshtar të lehtë edhe pse të dyja njëkohësisht konkurrojnë për mbijetesën në Superligë.

“Shorti më pëlqeu, Luftëtarin e kemi rival edhe në kampionat. Objektivi është Europa nëpërmjet Kupës, por natyrisht jemi të fokusuar te kampionati”,

deklaroi drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi.

Më pëlqeu shorti, ua kemi marrë dorën ekipeve të kryeqytetit. Me Tiranën jemi rivalë për mbijetesë. Kemi shpresa të kalojmë në finale të Kupës. Kemi shumë besim për mbijetesën, edhe në Kupën e Shqipërisë. Kemi mundur Partizanin në Tiranë, pse të mos e kalojmë edhe Tiranën e ta fitojmë trofeun”

, tha Artur Dadaj i Luftëtarit.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 24 Prill, ndërsa ato të kthimit më 8 Maj. Finalja e edicionit të 67 të kupës do të zhvillohet më 2 Qershor.

Tv Klan