Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për sezonin e ri futbollistik 2020-2021.

Java e parë premton sfida të bukura ku Tirana pritet që të ndeshet me Kukësin. Skënderbeu do të ndeshet me Teutën, ndërsa Partizani me Kastriotin në transfertë.

Vllaznia do ta nisë kampionatin përballë Apolonisë ndërsa, Bylisi me Laçin në shtëpinë e vet.

Derbi i parë i sezonit mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet javën e 6.

Pavarësisht hedhjes së shortit dhe përgatitjes për nisjen e kampionatit më 12 Shtator, klubet e Ligës së Futbollit premtojnë se nuk do të zbresin në fushë pa u plotësuar kushtet e tyre për ndryshimin e ligjit të sportit dhe sponsorizimet në klubet sportive.

Kampionati i Kategorisë Superiore është përcaktuar të fillojë më 12 Shtator dhe të përfundojë më 22 Maj të  vitit të ardhshëm. /tvklan.al