Kryetar, Sandër Simoni nga Gjykata e Lartë

Institucioni i Presidentit zhvilloi këtë të hënë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë në vitin 2023.

Në krye të KED-së, institucionit që zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë  për 2023-in, do të qendrojë gjyqtari Sandër Simoni, I cili vjen nga Gjykata e Lartë.

Pjesë e Këshillit janë edhe gjyqtarë e prokurorë nga Gjykata Kushtetuese, Gjykatat e rretheve dhe prokuroritë.

Anëtarët e KED 2023:

Altin Binaj- Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Fjona Papajorgji- Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Sandër Simoni- Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Arqilea Koça-  Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

Fuat Vjerdha-  Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Engert Pëllumbi- Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Arta Marku- Prokurore pranë Gjykatave të Apelit

Gjon Fusha- Prokuror pranë Gjykatave të Apelit

Enerjeta Shehaj (Deraj)- Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Tv Klan