Bayern Munchen dhe PSG, dy finalistët e sezonit të shkuar të Champions do të përballen sërish. Shorti i hedhur për çerekfinale i vuri këto skuadra kundër njëra-tjetrës në një ndeshje që mund të konsiderohet si finale e parakohshme.

Një tjetër ndeshje që pritet të jetë e fortë është ajo mes Real Madrid dhe Liverpool. Disi i favorizuar është Chelsea që do të ketë si kundërshtar Porton.

Manchester City-Borussia Dortmund do të tërheqë shumë interes për shkak të formës që po tregojnë skuadrat në kampionatet përkatëse.

Interesante pritet të jenë edhe sfidat gjysmëfinale. Fituesja në ndeshjen Bayern-PSG do të përballet me atë të çiftit Man City-Borussia ndërsa skuadra që do t’ia dalë nga përballja  mes Real dhe Liverpool do të luajë kundër fitueses Porto-Chelsea.

Në shortin për çerekfinalet e Europa League ndeshja më e fortë duket se do të jetë Ajax-Roma. Manchester dhe Arsenal janë disi më të favorizuara. Djajtë e kuq do të sfidohen nga Granada ndërsa Arsenal luan me Slavia Pragën. Dinamo e Zagrebit përballë Villareal.

Në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni fituesi i Granada-Manchester do të luajë kundër fituesit të Ajax-Roma ndërsa skuadra që do të kualifikohet nga Dinamo Zagreb-Villareal përballet me atë që do t’ia dalë nga Arsenal-Slavia.

Tv Klan