Faza finale e Champions League nisi me shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës ku u përcaktuar çiftet që pritet të prodhojnë ndeshje tejet të bukura.

Kampionët në fuqi Real Madrid do të përballen në fazën me eliminim direkt me Ajax e Amsterdamit. Por ndeshje e madhe duhet të jetë ajo mes Liverpool dhe Bayern Munchen.

Interesant është edhe takimi mes Manchester United dhe PSG. Barcelona do të përballet me Olympique Lyon, por edhe Manchester City nuk pritet ta ketë shumë të vështirë me Schalke 04.

Ndeshje e luftuar pritet të jetë ajo mes Atletico Madrid dhe Juventus. Italiania tjetër në garë, Roma do të ndeshet me Porton. Tottenham do të masë forcën me më të mirën e sezonit të sivjetshëm të Bundesligës, Borussia Dortmundit.

Në shortin e hedhur për Europa League Inter do të ndeshet me Rapidin e Vienës, Napoli do të këtë të lehtë me Zyrihun ndërsa Lazio shumë të vështirë me Sevilla.

Për anglezet e Chelsea dhe Arsenal shorti rezervoi përballje të lehta përkatësisht me Malmo dhe Bate Borisov.

Tv Klan