Sekuestrohen 158 mijë lekë të falsifikuara

7 persona janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë dhe Fier.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave 158 mije lekë të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Tv Klan