Spanja nuk pati sukses në botëror dhe të parët që e pësojnë janë trajnerët. Fernando Hierro nuk do të vijojë më stolin e përfaqësueses spanjolle. Eliminimi që në fazën e 1/8 shtrëngoi drejtuesit e federatës të mos zgjasnin bashkëpunimin me Hierron, që nuk do të jetë më as drejtor teknik duke e refuzuar rolin e tij të mëparshëm.

Fernando Hierro u emërua trajner pak para nisjes së botërorit. Ai zëvendësoi Julen Lopetegin, i cili u shkarkua pasi firmosi marrëveshjen me Real Madridin edhe pse ishte nën kontratë me Federatën Spanjolle të Futbollit. Kandidatët për trajner të Spanjës përfliten Luis Enrike dhe Kike Sançez Flores.

Tv Klan