Çështja që lidhet me përgjimet ka përplasur institucionet në vend, duke vënë përballë opozitën dhe mazhorancën, por edhe prokurorinë me policinë. Çështje kjo që është pasqyruar edhe në mediat italiane të cilat kanë ngritur disa pyetje që lidhen me përfshirjen e Italisë në këtë rast, pasi policia ka deklaruar se pajisja është e misionit Interforze. “Il Secolo xix”e ka cilësuar këtë pajisje si një “Big Brother” që përgjon Tiranën.

Skandali i ri ka ndodhur të premten e kaluar, kur Prokuroria e Tiranës, pas informacioneve nga shërbimeve sekrete vendase, i ka kërkuar policisë shqiptare për të sqaruar se për çfarë përdoret pajisja e avancuar, e aftë për të kapur çdo përdorues në një zonë të caktuar, e përdorur edhe nga disa shërbime të inteligjencës perëndimore.

Ajo që quhet “IMCI Catcher”, është një lloj “Big Brother” që ka ngritur mjaft probleme sa i përket privatësisë dhe lirisë personale.

Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte përgjigjia dhënë oficerëve të policisë gjyqësore  pas shqetësimit të shprehur se kjo pajisje po përdorej pa autorizim:

“Pajisja ka ardhur nga kanale diplomatike italiane të cilat kanë një zyrë strategjike bashkëpunimi në kryeqytetin shqiptar që koordinon hetimet mes dy vendeve. Kjo pajisje nuk përdoret për të përgjuar, por vetëm për qëllime trajnimi.”

Kjo ka vënë në pikëpyetje mediat italiane të cilat shkruajnë: Aështë me të vërtetë kështu? Cila është përfshirja e Italisë në këtë histori?

Kjo është hera e dytë në më pak se një vit që investigimi italian në Tiranë preket nga përplasja mes  kompetencave institucionale të Shqipërisë. Zagani ishte përfshirë në trafikun e drogës me avionë nga Shqipëria në Itali.

Pas hetimeve të kryera nga hetues italianë, ai akuzon Ministrin e Brendshëm për lidhje me trafikantët dhe vihet në pranga për trafik droge dhe spiunazh.

Një histori përgjimesh që kthen në qendër të vëmendjes kreun e zyrës së bashkëpunimit të Interforze, Anna POGGI.

Zagani ka ngritur një padi për shpifje, sepse në thelb, pasi bashkëpunoi me italianët, u shkarkua dhe u trajtua si kriminel, thuhet në artikullin e “Il Secolo xix” . Por nuk është vetëm aspekti i mjegullt i kësaj çështje. Gjatë këtij skandali zyrtarja italiane është transferuar në Slloveni.

Rasti i “Big Brother”, mund të mos jetë lëkundja e fundit e tërmetit të kësaj lufte ilegale./tvklan.al