“Hijet e Natës”, arrestohen 2 shqiptarët e kërkuar nga Italia – TV KLAN

“Hijet e Natës”, arrestohen 2 shqiptarët e kërkuar nga Italia

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë arrestuar dy të rinj të kërkuar në Itali për vjedhje me armë.

Në kuadër të operacionit “Hijet e Natës”, janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë 25-vjeçari A. M., dhe 23-vjeçari B.M., të dy banues të fshatin Manzë të Durrësit.

Për dy të rinjtë nga Durrësi, gjykata e Firences në Itali kishte lëshuar urdhër arreste për veprë penale “Vjedhja me armë”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme në pritjet të ekstradimit të tyre. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione