Pamje e takimit të Ndërmjetësit Amerikan, Kristofer Hill me Kryeministrin Pandeli Majko para gazetarëve.

Pas takimit Majko dhe Hill kanë dalë para gazetarëve. Ambasadori amerikan Kristofer Hill u shpreh se në marrëveshjen e fundit me Milloshevicin janë bërë hapa përpara në drejtim të zgjidhjes së konfliktit ne Kosovë. Në fjalën e tij Kryeministri Majko tha se Qeveria Shqiptare ka ndërmend të bashkëpunoje me të gjithë infrastrukturen ndërkombëtare për t’ju pergjigjur cdo situate në zhvillim në Kosovë. Faktorët politike në Kosove do të vendosin vetë mbi fatin e tyre tha Majko para gazetarëve.

Gazetar : Vladimir Lame