Gafë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Por gjatë ceremonisë së dhënies së medaljes ndaj atletes shqiptare Luiza Gega ka ndodhur një incident nga organizatoret e Lojërave Mesdhetare.

Ata vendosën një himn tjetër në vend të atij të flamurit shqiptar gjatë ceremonisë së medaljeve ku e para në shkallën më të lartë të podiumit ishte Luiza Gega.

Himni i luajtur ishte i Qipros. Mesa duket organizatorët e kanë ditur se atletja shqiptare ishte nga ky shtet, pasi dhe diploma e akorduar e cilësonte si pjesëtare e ekipit qipriot.

Për Shqipërinë kjo është medalja e tretë në Oran 2022 pas atyre të marra nga mundja.

Tv Klan