Të prekur 37% e personave të rritur

37% e popullsisë adulte në Shqipëri vuan nga hipertensioni. Sipas specialistëve të ISHP, nga konsultat me mjekun e familjes është vënë re se hipertensioni është sëmundja më shpeshtë në popullatën shqiptare

“Në popullsinë shqiptare 37 % e personave adult dalin me tension të lartë. Ndërkohe që janë rreth 280 mijë shqiptarë që janë diagnostikuar me hipertension. Në popullatën shqiptare hipertensioni mbetet shumë i lartë, nuk ka shenja të uljes së tij. Më shumë se 1 në 3 shqiptarë adult është me hipertension”.

Vrasësi i heshtur, siç e quajnë mjekët tashmë po vihet re edhe tek moshat e reja.

“Hipertensioni është shkaktari kryesor i vdekjeve. 1 në 4 vite jetë të humbura të shëndetshme kanë në origjinë të tyre fillestare hipertensionin. 5-10% e të rinjve mund të jenë me hipertension”.

Sipas bluzave të bardha fokus kryesor mbetet promovimi i një jetë të shëndetshme në popullatë si dhe aktiviteti fizik i vazhdueshëm.

Tv Klan