Tjetër hipotezë për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që raporton “The Athletic”, portugezi po mendon rikthimin te Sportingu i Lisbonës, skuadër që debutoi në futbollin profesionist.

Fakti që 37-vjeçari do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm mund të jetë një faktor themelor në zgjedhjen e tij, pasi ai gjithmonë ka deklaruar se dëshiron të kalojë në një ekip që merr pjesë në turneun më prestigjioz. 

Dështimi i Mançester Junajtid për të siguruar një vend në grupet e këtij turneu po e shtynë akoma dhe më shumë Ronaldon për tu larguar nga “Old Trafford”.

Ai nuk ka luajtur kurrë një ndeshje në Europa League, diçka që sipas tij nuk është aspak e mirë për karrierën e tij plot suksese. Për këtë, Ronaldo dëshiron një skuadër që merr pjesë në UEFA Çempions Ligë, turne ku synon të vendos të tjerë rekorde.

Interes për portugezin ka edhe nga Napoli, por edhe Atletiko e Madridit, e penalizuar deri diku nga reagimi i tifozëve të saj, të cilët nuk e dëshirojnë lojtarin në skuadër.

Ideja e kthimit te Sportingu i Lisbonës mund të përforconte akoma dhe më shumë mundësinë e pensionimit të Ronaldos, gjithsesi, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e tij.

Klan News